Nuk e di cfare dua te them; akoma nuk me besohet qe kjo ka ndodhur. Presidenti eshte mire, eshte akoma ne degen e trete, duke shprehur dashurine dhe shprese per njerezit. Ai ka akoma ate drite ne syte e ti. Ka ate buzeqesh per te gjithe. Nuk mund te sphreh ndjenjat e mia, por thjeshte desha te thoja dicka per presidentin dhe sa shume ai ka bere ne jeten time, ndikimin e madh qe ai ka pasur. Lexova dy poema tek libri qe Presidenti Risto ne Durres ka shkruar, dhe do shkruaj ketu.
Njeriu qe qesh
Lum ti o vella!
qe te qesh shpirt gjithnje
E fytyra te ndrit nga lumturia
Iken dhe vjen, ngrihesh e ulesh
Ti flet dhe qesh
Ti qesh dhe gezon
E na mbush me ndricimin qe i jep drita erresires
Lum ti o vella!
qe ecen udhes me veshtrimin vetetites
Qe si nje shuplake boten merzitare e godet
Dhe barkmedhenjte fodulle te shajne prej zilise
Se e ndiejne vella
qe pasuria e tyre
Perpara madheshtise tende
Asgje nuk vlen
Lum ti, o vella!
Njeriu i qeshur
Ti mos vdeksh kurre o njeri i qeshur!
Ti qe zemrave tona zjarr e gaz u jep
Edhe kur hallet kudo t'i kane ngritur pusite
Ti mes tyre shkon kokeulur
Dhe duke qeshur na pershendet.
Stavri Nikolla Risto
Presidenti gjithemone kishte shprese; gjithemone kishte nje buzeqesh per neve. Ai punonte, festonte, dhe ishte plot dashuri. Ai ishte shakaxhi, na bente te qeshnim gjithe kohen. Me vjen aq keq per te gjithe ata qe ai ka lene; per neve qe duhet te vazhdojme pa pranine e tij. E dua, dhe do te kem ne zemer perhere. Mirupafshim Presidenti. Rruge te mbare. Kam dy thenie per ty. "Lets go, lets go" dhe "chicken play, chicken play." Nuk do te te harrojme.
Dev is Back in Town
7 years ago
1 comment:
yeah no kidding
Post a Comment